Aktualitet

E bija e denoncoi të humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë me armë zjarri pranë lumit Mat

Raportohet se viktima ka plagë me armë zjarri.

F.I
E bija e denoncoi të humbur, 65-vjeçari gjendet i vrarë me
FOTO ILUSTRUESE

LEZHË-Një tjetër vrasje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Lezhë. Gjergj Tusha, 65-vjeç është gjetur i vrarë në afërsi të hidrovorit të Tales në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar policinë.

65-vjeçari ishte denoncuar i zhdukur rreth ores nga vajza e tij, rreth orës 14:40, ku kërkoi ndihmën e autoriteteve për gjetjen e babait, pasi kishte humbur kontaktet me të.

Pas disa orësh kërkimesh, ai është gjetur pa shenja jete, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë. Sipas Policisë, nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, e cila dyshohet se është shkaktuar me armë zjarri. Ende nuk dihet se kush është autori dhe rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar shtetasja A. Gj., duke njoftuar se kishte humbur kontaktet me babain e saj, shtetasin Gj. T., 65 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë. Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij. Pas disa orësh kërkimesh, rreth orës 17:30, në breg të lumit Mat, në Pllanë, Lezhë, është gjetur pa shenja jete shtetasi Gj. T. Nga këqyrja paraprake, viktima ka shenja dhune, përfshirë një plagë në trup, dyshohet nga armë zjarri.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ato të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, po kontrollojnë në zonë me qëllim kapjen e autorit/ve”-njofton policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB