Aktualitet

"Narkotaxi"! Jo vetëm shofer, taksisti kapet me 12 doza kokaine

Taksisti akuzohet për shpërndarje të lëndeve narkotike.

F.I
"Narkotaxi"! Jo vetëm shofer, taksisti kapet me 12 doza kokaine
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një taksist i kthyer në korrier droge është arrestuar në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në bulevardin “Zhan D’ark”, policia i gjeti dhe sekuestroi 12 doza kokaine, të cilat dyshohet se do të shiteshin në kryeqytet. Taksisti, Rigers Xhomaqi akuzohet për shpërndarje të lëndeve narkotike.

"Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Xh., 43 vjeç, pasi në bulevardin “Zhan D’ark”, gjatë kontrollit të automjetit taksi që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokaine.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Por ky nuk është rasti i pari, ku në dokumentarin e publikuar në shkurt të vitit 2024, ZËRI ka provuar në disa dhjetra raste shitjen e kokainës lirisht në Tiranë, kryer nga individë që punojnë si shoferë taksish në kompani të caktuara.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB