Aktualitet

Një vit nga vrasja e Martin Canit! Prokuroria kërkon 25 vite burrg për autorin 14-vjeçar

Por autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçja mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite.

F.I
Një vit nga vrasja e Martin Canit! Prokuroria kërkon 25 vite burrg
Mario Përlleshaj dhe Martin Cani

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshaj, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë më 18 nëntor 2024. Përlleshaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave.

Prokurorja Alma Felaj u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97. Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçja mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite.

Si ndodhi krimi?

Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Sherri mes të miturve kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës. Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës.

Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. Ndërsa shoku i tij, Luis Meçe, mori 4 goditje me thikë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Autori gjithashtu mbeti i plagosur në dorë, por kjo nuk e pengoi që pak çaste pas krimit të rëndë autori të pozonte për "Snapchat". Sipas Policisë, fotoja i është bërë nga një shok i papërfshirë në përplasje teksa ishin duke shkuar me taksi për në spital. Pas ngjarjes, pasi mori mjekimin në një spital privat, 14-vjeçari u shoqërua në institucionin për të miturit në Kavajë, në pritje të verdiktit për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB