Aktualitet

EMRAT- Kush janë 2 të arrestuarit gjatë aksionit në Shkozet, njëri mik i ‘Rrumit të Shijakut’

Mustafa donte të merrte hak, pasi në prill 2023, atij iu vendos tritol në automjet, pranë Shkozetit.

F.I
EMRAT- Kush janë 2 të arrestuarit gjatë aksionit në Shkozet,
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-ZËRI ka mësuar emrat e dy shtetasve të ndaluar në Shkozet të Durrësit gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmjen e sotme. Në pranga janë vendosur Aldo Mustafa dhe Arbi Haxhiu, të dy të përfshirë edhe më herët në ngjarje kriminale. Dyshja janë ndaluar edhe më parë po për armë zjarri. 

Konkretisht Aldo Mustafa i njohur si pjesë e grupit të ‘Rrumit të Shijakut’, u ndalua në zonën e ish-kënetës në Durrës në shtator të 2023 ku u raportua se ishte nisur të kryente vrasje. Efektivët gjetën armën e zjarrit gati për qitje. Kjo vrasje mund të bëhej, për shkak se Mustafa donte të merrte hak, pasi në prill 2023, atij iu vendos tritol në automjet, pranë Shkozetit.

Ai është arrestuar edhe në tentativë për të kryer një vrasje më 2021. Mustafa ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, dënuar me 10 vite burg në Gjermani. Mustafa mësohet se ka qenë anëtar i një bande në qytetin e Durrësit. Dyshohet se ai ka pasur lidhje me ‘Rumin’, një personazh i krimit në qytetin bregdetar. ‘Rumi’, Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi ishte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, kur ndodhi atentati ndaj tyre në autostradën Tiranë-Durrës./ZËRI

Poll

MOS HUMB