Aktualitet

“Nuk e dinim që ndalohej”, Gjykata e Tiranës i lë në burg punonjëset e seksit nga Kolumbia

Në seancën e sotme, vajzat nga Kolumbia i thanë trupës gjykuese se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike.

k.m.
“Nuk e dinim që ndalohej”, Gjykata e Tiranës i lë
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Tiranës konfirmoi masat e sigurisë “arrest në burg” për 5 kolumbianet e arrestuara në kuadër të operacionit “Orkidea”, si pjesë e një rrjeti prostitucioni në kryeqytet. Në seancën e sotme, vajzat nga Kolumbia i thanë trupës gjykuese se kishin ardhur në Shqipëri përmes një agjencie punësimi për arsye ekonomike. Kjo sepse kishin kaluar divorce në vendin e tyre të origjinës. Edhe pse kanë pranuar se ishin të përfshira në rrjetin e prostitucionit, nuk e dinin që kjo veprimtari ishte vepër penale në Shqipëri. Në gjyq foli edhe taksisti Sulollari, duke pretenduar se ka bërë vetëm punën e tij dhe se nuk ka lidhje me rrjetin. Ai ka pranuar se ka transportuar vajzat nga Rinasi drejt Tiranës, në këmbim të pagimit të tarifës së taksisë. Por vetëm kaq! Ndërsa prokurori i tha gjykatës se 39-vjeçari Sulollari ka mbajtur kontakte me Gabriela Martinez, kolumbianen 47-vjeçare, të shpallur në kërkim si drejtuesja e këtij rrjeti prostitucioni në kryeqytet.

Arrest në burg:

Esmerald Sulollari, 39-vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”

Yuly Gomez, 33-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Liliana Valencia, 23-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Nicol Benitez, 27-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”

Stefania Marin, 29-vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”

Nicole Bertel, 27-vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:

Arrest në Shtëpi:

Elona Muraj, 47-vjeçe, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim, “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Anisa Brahaj, 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Grupi u "godit" nga Policia, 3 ditë më parë. Grupi kriminal kishte detyruar 44 vajza të huaja, konkretisht nga Amerika Latine, të punonin si prostituta në kushte të pasigurta. Në krye të grupit qëndronte një shtetase kolumbiane, Gabriela Martinez e cila është shpallur në kërkim, pasi aktualisht gjendet në Kolumbi. Në Shqipëri Martinez bashkëpunonte me një taksixhi që merrej me vajzat dhe i dërgonte asaj paratë në Kolumbi përmes bitcoin dhe Western union. Në Tiranë vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër 'airbnb'. Çmimet që paguheshin nga klientët varjonin nga 200 deri në 250 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB