Aktualitet

Flakët përfshijnë fushën e mbetjeve në Vlorë, Dredha: Do i mbulojmë me dhe

Ermal Dredha tha se plani për të trajtuar mbetjet përfshin mbulimin e tyre me dhe, duke theksuar se kjo është një masë e përkohshme.

k.m.
Flakët përfshijnë fushën e mbetjeve në Vlorë,
Ermal Dredha

VLORË- Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka bërë një prononcim për mediat nga fusha e mbetjeve që sërish ka marrë flakë. Dredha tha se plani për të trajtuar mbetjet përfshin mbulimin e tyre me dhe, duke theksuar se kjo është një masë e përkohshme. Po ashtu, shtoi se kjo situatë do marrë zgjidhje pasi javën e ardhshme do të vihet në punë landfilli i Sherishtës.

“Ka filluar zjarri që mbrëmë, rreth orës 9. Është menaxhuar deri në orën 23.00, por ka pasur një erë që vazhdon edhe sot. Të gjithë janë në terren. Nuk ka prezencë zjarri, më shumë ka tym. Do mundohemi që brenda pak orëve t'i shuajmë flakët. Nuk ka rrezik banesash. Këto mbetje nga këtu nuk do të largohen fillimisht do të mbulohen me dhe dhe më pas do të nisë projekti me KFë që është kapsulimi. Do të bëhet ecopark. Kjo është faza e dytë. Fillimisht do të vëmë në punë Sherishtën dhe brenda kësaj jave, fundi i kësaj jave nisim me hedhjen e mbetjeve në landfildin e Sherishtës. Do të merren masa dhe për landfildin këtu dhe atë në Orikum. Sezoni që do të vijë nuk do të na gjejë më as në Orikum e as këtu të jenë të përdorshme,”-tha Ermal Dredha.

Vlora u përball me të njëjtën situatë edhe më 25 korrik. Në kulmin e sezonit turistik, flakët përfshinë fushën e mbetjeve ku si pasojë e djegies së tyre, tymi i madh në formë reje u përhap në të gjithë qytetin, duke krijuar shqetësime tek pushuesit./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB