Aktualitet

Nuk i pëlqeu shërbimi! Arrestohet pronari i servisit të makinave, plagosi me armë klientin

Sipas raportimeve, i plagosuri kishte çuar automjetin në servisin e autorit pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë, por nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis ku ka fyer pronarin. 

F.I
Nuk i pëlqeu shërbimi! Arrestohet pronari i servisit të makinave,
arma e sekuestruar

SHKODËR-Izvin Gucia, autor i dyshuar i plagosjes me armë zjarri në Shkodër mbrëmjen e djeshme (5 mars), është arrestuar nga policia në afërsi të banesës së tij. Gucia plagosi 45-vjeçarin Genc Hoxha. Sipas raportimeve, i plagosuri kishte çuar automjetin në servisin e autorit pranë urës Dervishbeg disa kohë më parë, por nuk ka mbetur i kënaqur me shërbimin dhe ka shkuar para pak ditësh në servis ku ka fyer pronarin. 

Hoxha ka shkuar sërish pranë servisit dhe në debat e sipër ka ndodhur edhe plagosja. Efektivët kanë gjetur një gëzhojë në vendin ku ndodhi ngjarja që dyshohet se i përket autorit të arrestuar. Blutë kanë sekuestruar edhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se ndodhi kjo plagosje.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri në këmbë një 45-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta. Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutash autori. Sekuestrohet arma e zjarrit, pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me specialistët e Krimeve të Rënda, të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Ura e Dervishbeg, një shtetas kishte plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit I. G., 39 vjeç, pronari i një subjekti servis, i cili ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin G. H.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë të cilën e kishte me leje.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB