Aktualitet

'Oh nan bre'-'Skifterët' shqiptarë bien nga 6 metra lartësi dhe thyejnë brinjët, pronari i shtëpisë i jep ndihmën e parë

Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar.

F.I
'Oh nan bre'-'Skifterët' shqiptarë bien nga 6
pamje nga ngjarja

GREQI-Një përpjekje për vjedhje në një banesë në Drimo, pranë Selanikut, përfundoi keq për dy hajdutët, të cilët u lënduan rëndë duke rënë nga ballkoni teksa tentonin për t’u larguar. Mediat fqinje raportojnë se ngjarja ndodhi të premten në mbrëmje (22 nëntor) , kur dy autorët shqiptarë, të moshës 33 dhe 35 vjeç, hynë në një apartament dhe vodhën bizhuteri, dy telefona celularë, sende personale dhe 615 euro.

Ata u vunë re nga pronari i shtëpisë ndërsa po kthehej, duke i bërë ata të panikoheshin dhe të tentonin të iknin nga ballkoni. Hajdutët tentuan të largoheshin nga ballkoni, por ranë nga një lartësi rreth 6 metrash, duke u lënduar. Një video e transmetuar mediat greke tregoi momentet pas rënies, ndërhyrjen e ekipit të shpëtimit dhe ndihmën e parë që iu dha nga vetë pronari.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Të dy u dërguan në spitalin “Papageorgiou”, ndërkohë që forcat e rendit po kërkojnë një të tretë, që dyshohet se u largua me automjet para mbërritjes së policisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB