Aktualitet

'One Albania' rriti tarifat për abonentët, kreu i AKEP: Po shqyrtojmë masat, për çdo ankesë do të ketë përgjigje

Sala ka theksuar se do të merret edhe një vendim pas shqyrtimit të rastit.

F.I
'One Albania' rriti tarifat për abonentët, kreu i AKEP: Po
Gentian Sala

TIRANË-Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka reaguar lidhur me shqetësimin e klientëve të kompanisë telefonike One Albania, pasi kjo e fundit njoftoi rritjen e tarifave që pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj 2026. Kreu i AKEP Gentian Sala tha se çështja po ndiqet nga afër dhe do të ketë përgjigje për çdo ankesë të qytetarëve. Sala ka theksuar se do të merret edhe një vendim pas shqyrtimit të rastit.

"Kemi komunikim të vazhdueshëm me operatorin telefonik, por edhe javën që kaloi specifikisht për këtë çështje. Nëse ka vend për vendim, do marrim një vendim; për çdo ankesë do ketë një përgjigje,"-deklaroi kreu i AKEP Gentian Sala, për News24.

Reagimi i AKEP vjen pasi abonentët e kompanisë telefonike 'One Albania' kanë shprehur pakënaqësit e tyre në lidhje me rritjen e tarifave. Qytetarët janë shprehur e kanë të pamundur ta paguajnë, ndërsa theksuan se do gjejnë një zgjidhje, duke parë për një kompani tjetër, meqë me kompaninë One janë shumë të pakënaqur dhe interneti është zero. 

Rritja e tarifës

Rritja llogaritet nga rreth 300 deri në 400 lekë të vjetra në muaj. Në mesazhin drejtuar abonentëve, One Albania njoftoi se shkak i rritjes së tarifës, thuhet të jetë ndryshimin mesatar vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit (ICK) të publikuar nga Instituti i Statistikave INSTAT.

Për shkak të shqetësimeve mbi praktikat e tregut, ZËRI ka kërkuar informacion nga Autoriteti i Konkurrencës, nëse rritja e tarifave është një skemë abuzimi me abonentët dhe deri në çfarë pike ka arritur hetimi i nisur më 13 shkurt 2025./ZËRI

Poll

MOS HUMB