Aktualitet

Operacioni për Visin e Pojës, Berisha sulmon sërish SPAK: E njoftuan të ikte

Berisha tha se Doçi u njoftua për tu larguar dhe se Xhevdet Troplini kontrollon gjithë portin e Durrësit. 

f.g
Operacioni për Visin e Pojës, Berisha sulmon sërish SPAK: E
Sali Berisha, kryetari i PD

TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi SPAK dhe Policinë se e kanë njoftuar Ervis Doçin që të largohej. Në një konferencë me gazetarët, Berisha u pyet për Doçin pas operacionit të sotëm, ku SPAK dhe Antimafia italiane goditën një grup të trafikut ndërkombëtar të kokainës, pjesë e të cilit ishte edhe Doçi, i njohur si "Visi i Pojës". Berisha tha se Doçi u njoftua për tu larguar dhe se Xhevdet Troplini kontrollon gjithë portin e Durrësit. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Këtu unë para jush dhe në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se Porti i Durrësit është shndërruar në portin e hyrjes më të madhe të kokainës në Europë.
E kam deklaruar këtë pas faktesh dhe informacionesh të shumta që kam pasur.
Sepse Porti i Durrësit u la jashtë çdo kontrolli.
Pirro Vengu u lartësua në ministër dhe kontrollin e vërtetë të portit e kanë me 100 përqind vetëm Troplinët.
Aty ka grupe të tjera, unë mund t’i citoja, por jo.
Porti i Durrësit dhe kokaina hyn e tëra tani në Shqipëri nëpërmjet Troplinëve.
Në këtë drejtim, unë përshëndes Antimafien Italiane.
Antimafien se Spaku aty ishte, të themi atë që është.
Por ky është operacion në vazhdim.
Të presim, sa u arrestuan. Janë lëshuar 52 urdhra-arresti. Nuk u tha se sa u arrestuan dhe nuk u tha asnjë gjeneralitet.
Të them unë ty, eksponentët kryesorë u njoftuan dhe ikën.
Matriksi vazhdon të funksionojë.
Por unë përgëzoj Antimafien Italiane që është një institucion i shkëlqyer që kontribuon për sigurinë jo vetëm në Itali, por edhe në Shqipëri.
Dhe ky nuk ëshët rasti i parë, janë një seri goditjesh.
I garantoj se Ervis Doçi apo famëziu Poja ka gjithçka me licencë të Edi Ramës dhe Olsi Ramës.
Pra, prapa trafikut monstruoz të kokainës qëndrojnë ata që e kanë lënë portin dhe unë këtë e kam denoncuar me dhjetëra herë që porti i është dorëzuar Troplinit.
Ndaj u njoftua të ikë ai.

Reagimi i Berishës vjen fill pas finalizimit të operacionit "Ura". Në total janë prerë 52 fletë-arresti. Aktiviteti i grupit italo-shqiptar është faktuar që nga viti 2020 deri më sot. Grupi merrej me trafik kokaine dhe heroine që vinte nga Ekuadori dhe mbërrinte në Bari të ITalisë. Pasi shitej, paratë silleshin në Shqipëri me autobus./ZËRI

Poll

MOS HUMB