Aktualitet

“Operacioni plastmasi”! Policia ‘mësyn’ sërish te protesta e Lapajt, kreu i “Shqipëria Bëhet”: Tërë këta efektivë i solle për ne mo…

Sipas Lapajt, policia ka sekuestruar 3 metra plastmas që përdorej si mbulesë për shiun dhe temperaturat e ulëta

E.K
“Operacioni plastmasi”! Policia ‘mësyn’ sërish
lapaj ne proteste

TIRANË- Policia ka ndërhyrë sërish në protestën e Shqipëria Bëhet, që vijon prej 37 ditësh përpara kryeministrisë, duke hequr një plastmas që të pranishmit e mbanin për t’i bërë ballë shiut dhe temperaturave të ulëta të këtyre ditëve. Ndërhyrja është bërë pas mesnate, ndërkohë që një prej drejtuesve të policisë i ka komunikuar Adriatik Lapajt, se nuk mund të mbajnë plastmas dhe mjete të tjera për t’u mbuluar, pasi më parë duhet të pajisen me një leje.

“Në 113 vjetorin e Policisë së Shtetit erdhën sërish në orën 00:57 për të zbatuar urdhrat debile të Edi Ramës. E ka zënë tmerri! Mendon që duke na lënë në qiell të hapur do i iki përgjegjësisë. Qesharak! Erdhi sekuestroi 3 metra plastmas! Të shtunën, dt. 17, ora 18.00 masivisht në shesh!”, shkruan Lapaj në postimin e tij, ndërsa gjatë përballjes me efektivët, shprehet se më shumë se 20 trupa janë dërguar për të sekuestruar 3 metra plastmas.


Në pamjet e trasmetuara në faqen e Lapajt, shihet se si efektivët marrin plastmasin dhe mjetet e tjera që përdoreshin për ngrohje nga protestuesit.

“Ikni tani se na bezdisët, e morët armën e krimit, ikni tani. Edi Rama o hajdut, o hajduti”, vazhduan thirrjet e protestuesve. Lapaj ka thirrur protestën e radhës, që pret të jetë më masive në numra, në datën 17 Janar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB