DURRËS-ZËRI ka siguruar pamjet teksa Altin Ndoci mbërrin me ambulancë në spitalin e Durrësit, pa pranga mes efektivëve i lirshëm. Në pamje shihet momenti kur Ndoci, një person i akuzuar për vrasje dhe grup kriminal mbërrin në spital me duar të lira pa pranga dhe ecën i lirë, vetëm në shoqërinë e policëve. Shoqërimi i tij bëhet në kundërshtim me rregulloren, pasi duhej të ishte i prangosur për shkak të rrezikshmërisë.
Altin Ndoci së bashku me një tjetër të paraburgosur, u shoqërua drejt spitalit të Durrësit, konkretisht drejt repartit të Infektivit pas shqetësimeve në veshka. Pas vizitës dhe mjekimit të parë me rekomandim të mjekut, u kërkua të priste edhe 2-3 orë për një rikontroll nga bluzat e bardha. Në këtë momentet Altin Ndoci i cili priste në dhomë pa pranga. I kërkoi 2 efektivëve që e ruanin te dera, ta shoqëronin për në tualet, ngjitur me dhomën e vizitës. Sapo dera është hapur dhe efektivët tentuan t’i vënë prangat, 38-vjeçari nisi t’i godasë dhe i sulmoi. Ndoci është larguar duke zbritur me shpejtësi shkallët nga kati i tretë i infektivit. Ai ka arritur të largohet me vrap ndërsa një “Audi A7” e priste në parkimin e spitalit të Durrësit./ZËRI