Aktualitet

'Mafia shqiptare më e forta në BE', Prokurori italian: Në njeri merret, vritet dhe i digjet trupi! Mara: S’mund të flasim për kombësi

Mara u shpreh se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.

F.I
'Mafia shqiptare më e forta në BE', Prokurori italian:
konferenca

ITALI-Përfaqësues të Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion dhe Antimafies së Barit mbajtën një deklaratë të përbashkët për shtyp, duke ndarë detaje të operacionit të përbashkët ku u godit një grupi kriminal të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme dhe pastrim parash. Gjatë fjalës së tij Prokurori italian i ka cilësuar grupet kriminale shqiptare, si organizatat me shtrirjen më të gjerë dhe më të fuqishmet më territore të Evropës. 

Ai raportoi se grupi pastronte paratë e drogës, duke fuksionuar si organizzata tipike mafioze, duke përmendur vrasjen e parukjerit italian Francesco Diviesti, i cili u rrëmbye, u vra dhe pas iu dogj trupi. Prokurori italian u shpreh se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në BE.

Prokurori italian: Ky operacion na lejon të bëjmë një lloj analize për krimin e organizuar. Aktualisht mund të themi se organizatat kriminale shqiptare janë ndër më të shpërndarat dhe më të fortat në BE. Ndoshta për një kohë të gjatë janë nënvlerësuar, pasi konsideroheshin si grupe që merreshin vetëm me prostitucion apo emigracion të paligjshëm.Sot realiteti tregon një nivel shumë të lartë kriminaliteti të strukturave shqiptare, të cilat kanë rol kryesor në narkotrafikun ndërkombëtar. Këto grupe, përveç trafikut të drogës, sjellin edhe një kulturë kriminale me origjinë mafioze, e krijuar dhe e konsoliduar në Shqipëri. Grupet kriminale shqiptare veprojnë si në territorin shqiptar, ashtu edhe jashtë tij, duke fituar rol drejtues në vendet ku operojnë. Ekziston edhe një garë mes tyre për dominim. Krimi i organizuar ka hyrë në një proces delokalizimi. Ky hetim tregon se organizatat kriminale shqiptare të pranishme në Itali ruajnë lidhje me ‘shtëpitë mëmë’ dhe funksionojnë si struktura mafioze. Në grup ndodhet edhe një person nën hetim në Itali, pjesë e një strukture që pastron paratë e drogës. Këto organizata zhvillojnë aktivitet kriminal edhe në Itali dhe e konfirmojnë nivelin e tyre kriminal përmes vrasjeve. Funksionojnë si grupe tipike mafioze: një person merret, dërgohet në një vend të izoluar, vritet dhe më pas trupi digjet.

Prokurori i SPAK, Vladimir Mara tha se nuk bëhet më fjalë për grupe kriminale më kombësi, por grupe të strukturuara kriminale. Mara u shpreh se grupet kriminale shqiptare, kanë gjetur mbështetje në Itali ku dhe janë fuqizuar e modernizuar.

Prokurori i SPAK Vladimir Mara: Kemi dokumentuar episode të trafikut të narkotikëve dhe pastrimit të parave. Falë këtij hetimi është zbuluar edhe vrasja e një shtetasi në Itali. Elemente të krimit të organizuar shqiptar kanë gjetur mbështetje në Itali, duke krijuar modele bashkëpunimi, duke avancuar dhe modernizuar mënyrat e kryerjes së veprave kriminale. Nuk mund të flasim për një kombësi të krimit të organizuar, por për fenomenin e krimit të organizuar, ndaj bashkëpunimi ynë është i domosdoshëm.

Poll

MOS HUMB