Aktualitet

Automjete, llogari bankare e kompani! Pasuritë e sekuestruar, Ergys Kastrati dhe Igli Kamberi i “fshehën” përmes familjarëve

Në total janë sekuestruar për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 1 milionë euro cash.

F.I
Automjete, llogari bankare e kompani! Pasuritë e sekuestruar, Ergys
PAMJE NGA OPERACIONI

TIRANË-Në kuadër të operacionit të përbashkët të SPAK me Antimafien e Barit për goditjen e një grupi kriminal të dyshuar për pastrim të parave, janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme të familjarëve e bashkëpunëtorëve të Igli Kamberit dhe Ergys Kastratit, të dy të arrestuar.

Në total janë sekuestruar për 8 automjete, 10 llogari bankare dhe 4 shoqëri tregtare dhe 1 milionë euro cash. Pasuritë i përkasin Nevila Kamberit (gruaja e Igli Kamberit) prindërve të saj Dituri dhe Fatos Buzi, gruas së Ergys Kastratit e të tjerë bashkëpunëtorëve, Bardhok Gjergji, Saimir Pirra, Sokol Fusha e Edi Brahaj.

LISTA:

Pasuri në pronësi të Igli Kamberit; Subjekti ‘Igli Kamberi’ me veprimtari ‘Menzë-katering, restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm”, me seli në Kashar.

Në pronësi të gruas së Kamberit, Nevila Kamberi dhe të mamasë së saj Dituri Buzi, janë sekuestruar 2 llogari bankare ndërsa babait të saj, Fatoz Buzit, i është sekuestruar biznesi ‘Fermer Fatos Buzi’ me veprimtari ‘Bujqësi-Prodhim Fruta-perime’.

Një prej personave të arrestuar nga operacioni sot është dhe Ergys Kastrati e bashkëshortja e tij Desmira Cecos. Kësaj të fundit i janë sekuestruar 2 llogari bankare.

Pasuri të shumta i janë sekuestruar Bardhok Gjergji. Ende është e paqartë lidhja e tij me grupin. Gjergjit i është bllokuar veprimtaria e biznesit ‘AUTO REND & SELL-ALBANIA sh.p.k., për dhënie me qira automjetesh, shit-blerje, import e eksport. 5 automjete luksoze e 1 llogari bankare.

Po ashtu janë vënë në sekuestro dhe pasuritë (llogari bankare dhe automjete) e 3 personave të tjerë, Saimir Pirra, Sokol Fusha dhe Edi Brahaj, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga aktiviteti kriminal i grupit.

Poll

MOS HUMB