Aktualitet

Pacientët me kancer i dërgonte në klinikën private, SPAK çon për gjykim mjekun e Onkologjikut Edmond Gashi dhe 2 të tjerë

Të pandehur janë marrë mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personi që dyshohet se ka korruptuar mjekët.

F.I
Pacientët me kancer i dërgonte në klinikën private, SPAK
foto ilustruese

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e Onkologjikut dhe ka dërguar çështjen për gjykim ndaj tre personave, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv. Të pandehur janë marrë mjeku Edmond Gashi, koordinatori Emiljano Lela, si dhe Mustafa Xhepmetajn, personi që dyshohet se ka korruptuar mjekët.

Hetimet zbuluan se mjeku Edmond Gashi, në bashkëpunim me kolegët e tij, orientonte pacientët e diagnostikuar me kancer drejt një klinike private, e cila rezulton të jetë në emër të babait të tij, Halil Gashi.

Prokuroria e Tiranës më herët raportoi se në kuadër të hetimeve, u dokumentuan raste ku pacientëve të ndryshëm, pasi nuk i jepej trajtimi i duhur mjekësor orientoheshin në klinikat private ku kundrejt tarifave të fryra kryheshin shërbime dhe ndërhyrje kirurgjikale të cilat duhet t’i jepeshin falas nga mjekët e spitalit onkologjik pranë QSUT.

Gjithashtu rezultoi se pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT ishte instaluar një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tomorale.

Që të përdorej kjo aparaturë duhet të krijohej më parë një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjensia Atomike e Vienës ose agjencia ndërkombëtare IEAHEA. Ky bunker jo vetëm nuk u krijua por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike e në dhomën ngjitur kabinetit të radiologjisë me një lloj radioaktiviteti që nuk mund të lejohet të vendoset në ambiente jo specifikë.

Poll

MOS HUMB