Aktualitet

Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër në orën 10:00 Sali Berishën

Sali Berisha do të thirret për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka për akuzën e shpifjes.

k.m.
Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të shkojë sërish nesër në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas shkresës së firmosur edhe nga prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, Berisha do të thirret për t’u marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që është depozituar nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka për akuzën e shpifjes. Berisha do të shkojë në orën 10:00 të mëngjesit dhe ka konfirmuar prezencën e tij me anë të avokatit, Genc Gjokutaj. 

Sipas shkresës zyrtare që ai e ka publikuar në rrjetet sociale, Gjokutaj njofton se Berisha do të pyetet si person në dijeni për rrethanat.

"Unë Elvin Gokaj, Prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në mbështetje të nenit 312 te K.Pr. Penale; URDHEROJ: Shtetasin Sali Berisha, i datëlindjes 15.10.1944, i biri i Ramë dhe Shiqere, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë, rruga "Mustafa Matohiti, N.36, H. 1. Njësia Administrative nr. 2. Tiranë, identifikuar nga numri personal E., në datën 10.06.2025, ditën e Martë, ora 10:00, 12 paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pranë Hetuesit Byrosë Kombëtare të Hetimit z. Ardit Neli, me dokument identifikimi me vete Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, të lidhur me hetimet paraprake të proçedimit penal Nr.193 viti 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rast mosparaqitje në ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, në bazë të nenit 312 se K.Pr.Penale, personi i njoftuar paralajmërohet se do të urdhërohet shoqërimi shoqërimi i detyrueshëm. Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar,"-shkruhet në njoftimin e SPAK.

SHKRESA E SPAK: 

Padia e gjyqtares Irena Gjoka për shpifje, SPAK thërret nesër
Dokumenti

Ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka, njëherazi edhe gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi kërkoi hetimin pas deklaratave të Argita Berishës, e cila akuzoi gjyqtaren se është filmuar duke i kërkuar 500 mijë euro një ish-eksponenti të PS. Por jo vetëm kaq! Kryetari i Partisë Demokratike ka nxjerrë një vendim i Gjykatës së Janinës në Greqi, sipas së cilit tregon se gjyqtarja Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme është e dënuar me 3 muaj burg dhe gjobë për falsifikimin e një pasaporte dhe një vize në mesin e viteve 2000. Por e pyetur nga BIRN mbi vendimin e dënimit, Gjoka e mohoi kategorikisht./ZËRI

Poll

MOS HUMB