Aktualitet

PAMJET- Gjithçka gati! Blindohet Kryeministria, Garda ruan Kuvendin, masat e Policisë për protestën

Si në çdo protestë, edhe sot, dyert kryesore janë mbyllur me veshje metalike.

k.m.
PAMJET- Gjithçka gati! Blindohet Kryeministria, Garda ruan Kuvendin,
Kryeministria

TIRANË- Pamjet e mëposhtme tregojnë masat që po merren për të menaxhuar protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme. E para godinë që është siguruar është Kryeministria. Si në çdo protestë, edhe sot, dyert kryesore janë mbyllur me veshje metalike. Shtyllat që kanë kamera sigurie janë lyer me graso për të ndaluar protestuesit që t'i dëmtojnë, ngjarje që ka ndodhur në protestat e shkuara.

PAMJET NGA PËRGATITJET: 

Po ashtu, edhe Garda e Republikës do të dalë në terren. Nga ana e tyre do të ketë një ekip sigurie që do të vendoset para godinës së Kryesisë së Kuvendit, ashtu edhe tek Parlamenti për të shmangur dëmtimin e godinave nga protestuesit. Përveç efektivëve të Policisë së Shtetit, në terren janë edhe zjarrfikësit me botet e ujit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast zjarri. Në aksionet e fundit të opozitës, u është vendosur zjarri karrigeve të Kuvendit, por edhe makenikëve, kështu që ky skenar ka gjasa që të përsëritet.

Duke qenë se ende nuk ka një plan të qartë, të paktën për ata që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike për zonën ku do të zhvillohet protesta, në kryeqytet do të paralizohen 15 akse. Një pjesë e tubimit do të zhvillohet para Kryeministrisë, e më pas do të shpërndahen në zona të tjerë të Tiranës. Edhe pse në "arrest shtëpie", pritet që kryedemokrati Sali Berisha të mbajë një fjalim, ndërsa të tjerët, jo. Kjo është e vetmja gjë që dimë deri më tani nga demokratët që ndryshe nga herët e tjera, për këtë tubim kanë qenë hermetikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB