Aktualitet

Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas tritolin në automjet: Nuk kam konflikte! Identifikohet autori

Sasia e lëndës eksploziv ishte vendosur në sediljen e pasme të mjetit.

F.I
Atentat i dështuar në Sarandë! 57-vjeçari pikas tritolin
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË- Një shpërthim i telekomanduar me lëndë eksplozive në një automjet është parandaluar mbrëmjen e djeshme në Vrinë të Bashkisë Konispol. Ka qenë vetë pronari i mjetit i cili ka konstatuar lëndën plasëse dhe ka njoftuar policinë.

Konkretisht lënda eksploziv ishte vendosu në automjetin e Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë pasi, ka dëgjuar zhurmë të pazakontë në mjetin e tij. 57-vjeçari ka ndaluar dhe ka konstatuar një lëndë të dyshuar eksplozive. Sasia e lëndës eksploziv ishte vendosur në sediljen e pasme të mjetit dhe dyshohet se do të aktivizohej me telekomandë.

Policia, ekspertë të krimeve të rënda nga Policia e Vlorës dhe reparti anti-eksploziv i RENEA-s shkuan në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e lëndës. Gjikola ka deklaruar para hetuesve se nuk është i përfshirë në asnjë konflikt. 

Në lidhje me ngjarjen në kërkim është shpallur Dedë Gjini, banues në Lezhë. 54-vjeçari akuzohet për veprat penale "Shkatërrimi i Pronës me eksploziv", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të Mirash Gjikolës.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Komisariatin e Policisë Sarandë, referuan materialet në prokurori si dhe shpallën në kërkim për veprat penale "Shkatërrimi i Pronës me eksploziv", "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", në ngarkim të shtetasit D.Gj, 54 vjeç, banues në Lezhë pasi dyshohet se i ka vendosur lëndë plasëse në automjet shtetasit M.Gj, 57 vjeç. Policia vijon punën për gjetjen e tij. Materialet procedurale ju referuan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm Sarandë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB