Aktualitet

'Punishtja’ e drogës në 'Ali Dem'- Lënda vinte nga Italia, një tabletë ekstazi shitej 30 mijë lekë

Në shtetin fqinj ata siguronin kokrra ekstazie, por dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në “Ali Dem”.

F.I
'Punishtja’ e drogës në 'Ali Dem'- Lënda
pamje nga banesa

TIRANË-Bujar Lezo, 59 vjeç dhe Elvis Lezo, 42 vjeç u arrestuan në flagrancë në banesën e kthyer në laborator droge. Dyshja prej disa kohësh ishin përfshirë në shitjen dhe shpërndarjen e drogës, kryesisht të llojit ekstazi.

Lënda sillej nga Italia në rrugë tokësore. Në shtetin fqinj ata siguronin kokrra ekstazie, por dhe pluhur që më pas e përgatisnin në banesën e tyre në “Ali Dem”. Ekstazia shitej kryesisht në lokalet e natës, një kokërr 3 mijë lekë të reja (30 mijë lekë). 

Elvis Lezo figuron me precedent penal dhe dyshohet se është personi që kishte lidhjet me një tjetër grup në Itali. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tyre u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA), si dhe dy aparate celularë, që dyshohet se përdoreshin për aktivitetin kriminal./ZËRI

Poll

MOS HUMB