Aktualitet

Paratë e dyshimta shkuan për vepra arti! AFI: 18-vjeçarja bleu vilë 1.5 mln € në bregdet, e motra e financoi

Në raport evidentohet se shtetasi C, bashkëshorti i shtetases B është i perfshirë në aktivitet e paligjshme që lidhen me krimin e organizuar.

F.I
Paratë e dyshimta shkuan për vepra arti! AFI: 18-vjeçarja bleu
foto ilustruese

TIRANË-Raporti i fundit i Inteligjencës Financiare ka nxjerrë në dritë një seri skemash komplekse që përfshijnë transferta miliona eurosh, përdorimin e kompanive guaskë dhe investime në asete të luksit për të fshehur burimin e paligjshëm të parave. Një skemë me investime të dyshimta në pasuri të paluajtshme dhe vepra arti nga burime ndërkombetare fondesh dhe kompani të regjistruara në juridiksione me lehtësira fiskale, evidentohet në raport.

Konkretisht bëhet fjalë për dy motra të përcaktuara si, A, 18 vjeç dhe B, 40 vjeç gjatë viti 2025 kanë kryer blerje të pasurive të paluajtshme dhe veprave të artit në Shqipëri me vlera të konsiderueshme. Sipas raportit të AIF, 18-vjeçarja në shkurt 2025 bleu një vilë në bregdet me vlerë 1.5 milion euro. Financimi për këtë blerje është siguruar nga motra e saj, shtetasja B.

Raporti thekson se shtetasja B, 40 vjeç, rezidente në një vend me lehtësira fiskale të identifikuar si “X”, e ka financuar investimin përmes fondeve të ardhura nga një llogari bankare në një shtet të Afrikës Jugore, të konsideruar me risk të shtuar për korrupsion dhe ekonomi informale. 

Më tej gjate vitit 2025, shtetasja B ka blerë një vilë në bregdet me vlerë 1.7 milion euro, e financuar nga një llogari personale në një vend po me lehtesira fiskale (Z). Përveç investimeve në prona, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025 shtetasja B rezulton të ketë investuar në Shqipëri edhe në blerjen e veprave të artit me vlerë rreth 700,000 euro.

Sipas raportit, shtetasja B është ortake e vetme e një biznesi të identifikuar si “B1”, që operon në sektorin e lojërave online në Seychelles. Kjo kompani rezulton e lidhur me një tjetër shoqëri, “B2”, të regjistruar në shtetin “Z”, me të njëjtën fushë aktiviteti. Në raport evidentohet se shtetasi C, bashkëshorti i shtetases B është i perfshirë në aktivitet e paligjshme që lidhen me krimin e organizuar.

Paratë e dyshimta shkuan për vepra arti! AFI: 18-vjeçarja bleu
SKEMA

Përveç kësaj, kjo shtetase së bashku me disa shtetas nga vendi i saj i origjinës kanë registruar shoqërinë Y në vitin 2019, me aktivitet në sektorin e hotelerisë dhe në fillim të vitit 2025 është larguar nga kjo shoqëri, me fitime të ulta./ZËRI

Poll

MOS HUMB