TIRANË-Janë zgjeruar hetimet e SPAK lidhur me goditjen e grupit krimina më 16 qershor, anëtarët e të cilit dyshohet se kanë trafikuar të paktën 50 tonë kokainë nga vendet e Amerikës Latine në Europë.
Në kuadër të këtij hetimi ka kontrolluar deri më tani 17 biznesmen dhe mbi 30 kompani të ndryshme që operojnë në sektorim e ndërtimit. Sipas dokumentave të siguruara nga weblajm.com kontrolle janë ushtruar edhe tek kompania 'Lura shpk' e cila ka ndërtuar vilat në Lalëz njohur si LURA 1, 2 etj. Raportohet se pjesë e kontrolleve ka qenë edhe administratori kësaj kompanie Dodë Doçi.

Ende nuk dihet cila është arsyeja e kontrollit të 'Lura' dhe Dodë Doçit, ndërsa emri i tij rezulton në vendimin ku hetohen Salvador dhe Isa Aliu të dyshuar për 50 ton trafik kokaine dhe miliona euro pastrim parash.
"Sendet te gjetura gjate kontrollit, si aparate telefonik, pajisje kompjuterike, (kompjutere/laptop) usb, pajisje te tjera memorizuese, hard disc, blloqe dhe flete shenimesh, si kontrata shitjesh, kontrata bashkepunimi, fatura likuidimi, dokumente qe mund te disponojne kompanite e ndertimit, lidhur me bashkepunimin e tyre me shoqgrite tregtare/kompani ndertimit, ne pronesi te shtetasve Isa Aliu, Nikoll Bibaj dhe Shpetim Bibaj si dhe telefona celulare te administratoreve te ketyre shoqerive dhe kontabilisteve te tyre si dhe ^do send tjeter qe lidhet me keto vepra penale, te sekuestrohen,"-thuhet në dosje.
Në krye të grupit dyshohet se qëndron Salvadore alias Shpëtim Aliu, ndërsa urdhër-arrest është lëshuar edhe për emra të njohur në fushën e narkotikëve, si Eldi Dizdari dhe Dritan Gjika.
Sipas SPAK, ekzistojnë dyshime se një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave të krijuara nga trafiku i lëndëve narkotike është kanalizuar drejt investimeve në ndërtim, pasuri të paluajtshme dhe zhvillime turistike, duke synuar fshehjen e origjinës së tyre. Dosja përshkruan një skemë të sofistikuar ku paratë kalonin nga individë te kompani, nga kompani te ortakë, nga ortakë te prona të paluajtshme, duke humbur gjurmën e origjinës kriminale.
Hetimet janë përqendruar aktualisht në ndjekjen e rrjedhës së parave dhe në identifikimin e lidhjeve të mundshme mes kapitalit të dyshuar kriminal dhe projekteve të zhvilluara në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.