Aktualitet

'Partizani'/ Shyhet sërish senaca në GJKKO, gjobitet Berisha

Seanca e radhës u caktua për në datën 19 maj

F.I
'Partizani'/ Shyhet sërish senaca në GJKKO, gjobitet Berisha
Sali Berisha

TIRANË-Është shtyrë sërish seanca paraprake në Gjykata e Posaçme për kalim të dosjes Partizani në gjykim ose jo. Seanca e radhës u caktua për në datën 19 maj, ndërsa avokati, Genc Gjokutaj në një komunikim për gazetarët tha se “është gjobitur me 10 mijë lekë të reja Sali Berisha”.

“Sot ishte seanca ku ne vijmë nga një rrëzim kërkese për përjashtimin e gjyqtares, Flojera Davidhi, një vendim i cuditshëm, ku kërkesa është bërë nga ne avokatët dhe është gjobitur zoti Berisha pa pasuri firmën e tij. Është gjobitur me 10 mijë lekë të reja. Ndërkohë që nuk është ai firmëtari i kërkesës. Kjo është një lajthitje e gjykatës. Ne sot vazhduam, i dhamë mundësinë kësaj gjykatë që të revokonte vendimin për pavlefshmëri që ne kemi ngritur, për ta sjellë këtë proces në shina, por gjyqtarja e rrëzoi këtë kërkesë. Ne njoftuam gjykatën që do bëjmë kërkesë për pavlefshmërinë e gjithë vendimmarrjes së Irena Gjokës, sepse ne kemi vendimin e gjykatës greke për dënimin e saj. Edhe këtë kërkesë, pavarësisht se ne kërkuam kohë për ta formalizuar këtë kërkesë, ajo e rrezon. Mbi këtë bazë kemi kërkuar një përjashtim tjetër. Për të marrë vendimin e përjashtimit të gjyqtares Irena 2, ne na u dha koha dhe seanca u caktua në datën 19 maj në orën 11:30”, tha avokati.

Seanca e mëparshme gjyqësore e mbajtur më 24 prill ndaj Sali Berishës, Jamarbër Malltezit dhe Andia Pustinës u shty, pasi mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Fjorela Davidhi, duke e akuzuar për mungesë paanësie. Megjithatë, kërkesa u refuzua nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më 28 prill, duke i hapur rrugë vijimit të gjykimit nga e njëjta trupë gjyqësore.

Seancat shënojnë më shumë se 6 muaj që nga mbajtja e seancës së parë paraprake në 24 tetor të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, procesi është zvarritur vazhdimisht përmes justifikimeve të ndryshme, përfshirë mungesën e avokatëve dhe leximit të qindra faqeve në seanca. 

Hetimet për dosjen Partizani kanë nisur në vitin 2020, dhe në aktakuzën e SPAK, dy prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai e akuzojnë ish-kryeministrin Berisha për veprën penale të "korrupsionit pasiv" të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sipas SPAK, Berisha ka ndryshuar ligje, dhe ka ushtruar presion mbi vartësit e tij, në mënyrë që ish-kompleksi Partizani t'iu kthehej pronarëve, në mesin e të cilëve do të përfitonte dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Aktualisht Berisha është në liri, por me masën "detyrim paraqitje", 2 herë në javë. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv.

Ndryshe nga Sali Berisha, dhëndri i tij ndodhet nën masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’.Ndaj Jamarbër Malltezit, rëndojnë akuzat e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” që lidhen me privatizimin e ish-klubit Sportiv Parizani. Përveç dyshes Berisha-Malltezi, nën akuzë janë edhe Fatmir Bektashi, Andja Pustina dhe Xhimi Begeja./ZËRI

Poll

MOS HUMB