Aktualitet

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj

F.I
Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Dita sot do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë njësoj në vlerat minimale por ulen me të paktën 2 gradë celcius vlerat maksimale duke u luhatur nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB