Aktualitet

Pas skandaleve për abuzimin me fondet, ish-deputeti Alban Xhelili emërohet drejtor i Postës Shqiptare në Durrës

Xhelili pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit të filialit, ndërsa emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen në një periudhë sfidash, problematikash dhe skandalesh. 

zh.ll
Pas skandaleve për abuzimin me fondet, ish-deputeti Alban Xhelili
alban xhelili

TIRANË- Alban Xhelili, ish-deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, është emëruar në drejtimin e filialit të Postës Shqiptare në Durrës.

Xhelili pritet të prezantohet zyrtarisht para stafit të filialit, ndërsa emërimi i tij në krye të këtij institucioni vjen në një periudhë problematikash dhe skandalesh. 

Në korrik të këtij viti, filiali i Postës Shqiptare në Durrës, u përfshi në një skandal financiar, ku u ndaluan ish-drejtueset nën dyshimet për abuzim dhe vjedhje fondesh. Konkretisht, vjedhja 700 mijë eurove nga fondet e pensionistëve, çka çoi në arrestimin e ish-drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj, shefja e financës dhe arkëtarja.

Filiali i Durrësit mbulon shërbimet postare për Durrësin, Shijakun dhe Krujën./ZËRI

Poll

MOS HUMB