Aktualitet

E fshehur në kontejnerin që transportonte mish pule nga Brazili, sekuestrohen 2 mln euro kokainë në Portin e Durrësit (VIDEO)

Sipas njoftimit të Policisë, janë sekuestruar 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

zh.ll
E fshehur në kontejnerin që transportonte mish pule nga Brazili,
foto nga policia durres-sasia e gjetur ne kamion

DURRËS- Një tjetër rast i trafikimit të kokainës drejt Shqipërisë nëpërmjet Portit të Durrësit është goditur nga autoritetet. Sipas njoftimit të Policisë, janë sekuestruar 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

Lënda narkotike u gjatë një kontrollit në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule. Ndërkohë që në kapët e jashtëm të tij, u konstatuan konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i Policisë:

Port, Durrës/ Goditet një rast i trafikimit të kokainës nga Brazili drejt Shqipërisë.

Brenda një muaji goditen 3 raste të tentativës për të futur lëndë narkotike në Shqipëri, nëpërmjet Portit të Durrësit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Anchor 3”, sekuestrohen 41 kg e 350 gramë kokainë, me vlerë tregu rreth 2 milionë euro.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit, në kuadër të hetimeve për një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në Portin e Durrësit, shërbimet e Policisë kryen kontroll të imtësishëm në një kontejner me origjinë nga Brazili, i cili, sipas dokumentacionit, transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit të kontejnerit, në kapakët e jashtëm të tij u konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Sasia totale e lëndës së dyshuar narkotike rezultoi 41 kg e 350 gramë, ndërsa vlera e saj përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB