KAPSHTICË- Pashkët Ortodokse kanë shkaktuar fluks të lëvizjeve në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantë të shumtë kanë zgjedhur ta festojnë Pashkën Ortodokse me familjarët e tyre në vendin tonë.
Sipas të dhënave, vetëm në 24 orët e fundit kanë hyrë në vendin tonë nga Greqia rreth 7,500 qytetarë, ndërsa kanë udhëtuar drejt shtetit fqinj mbi 2,700 persona. Raportohet se edhe paraditen e kësaj të premteje ka pasur fluks të lartë lëvizjesh në të dyja anët e kufirit.
Pavarësisht shtimit të lëvizjeve, nuk ka pasur radhë pritjeje. Për të menaxhuar situatën, policia jonë kufitare po opercon me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje, ndërsa pala greke punon me 3 sportele në dalje, çfarë ka shmangur radhët dhe pritjet në kufi.
Sipas të dhënave, gjatë kësaj jave kanë ardhur nga Greqia në vendin tonë rreth 30 mijë pasagjerë. Autoritetet kanë marrë të gjitha masat për të menaxhuar fluksin me shtim të kapaciteteve për përpunimin e të dhënave për emigrantët gjatë kësaj periudhe festive.
Ndëkrohë që sot ka hyrë në fuqi zbatimi i plotë i sistemit Entry Exit (EES), edhe në Kapshticë, i cili deri tani nuk ka sjellë vonesa në këtë pikë kufitare.