Aktualitet

Përdh*noi vajzën e tij të mitur! Pranga 60-vjeçarit në Durrës, i dënuar me burg në Itali

60-vjeçari rezulton i dënuar në Itali pasi ka përdhunuar vajzën e tij të mitur.

F.I
Përdh*noi vajzën e tij të mitur! Pranga 60-vjeçarit
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS-Nikolla Llogo, banues në Durrës, u arrestua në kuadër të operacioni policor “Operacionalja 46”, pasi ka përdhunuar vajzën e tij të mitur. 60-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi rezulton i dënuar me burg në Itali.

Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në komunën Noceto të Italisë, ndërsa më 23 Maj 2025 Nikolla Llogo u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), informuan blutë. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”.

I dënuar në Itali, me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur”, kapet në Durrës nga Operacionalja, 60-vjeçari.

Në vijim të punës për gjurmimin për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet operacionale të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, siguruan informacion për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia italiane.

Bazuar në informacionin e marrë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 46”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi, i shtetasit Nikolla Llogo, 60 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më datë 23.05.2025 nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Bolonjës e ka dënuar me 5 vjet e 10 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur” (me vajzën e tij), ngjarje e ndodhur në komunën Noceto, Itali.

Vijon puna për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB