Aktualitet

Përfundon pas 3 orësh protesta e opozitës, Berisha shkon te Trauma pranë Gjekmarkajt

Deputetët e opozitës janë nisur drejt selisë blu

F.I
Përfundon pas 3 orësh protesta e opozitës, Berisha shkon te
pamje nga protesta

TIRANË-Ka përfunduar pas tre orësh protesta e opozitës. Qytetarët kanë nisur shpërndajen nga pikat kryesore të kryeqytetit, duke u hapur kështu plotësisht edhe qarkullimi i mjeteve. Deputetët e opozitës janë nisur drejt selisë blu, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shkuar te spitali i Traumës, ku ndodhet edhe nënkryetari i partisë Agron Gjekmarkaj.

Protesta u shoqërua me tensione dhe përplasje mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Përplasje fizike pati edhe mes deputetëve dhe forcave policore, ku deputeti Flamur Noka qëlloi e shtyu shefin e komisariatit nr.1, Robert Losha. Një incident ndodhi edhe me deputetin Xhelal Mziu i cili u shfaq me dorën e gjakosur, duke pretenduar se një polic e gjuajti me skafandë. 

Ndërkohë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës. Gjekmarkaj para ngjarjes deklaroi se është dhunuar nga policia gjatë protestës. Ai theksoi se policët e kanë përplasur dhe goditur me shkelma edhe pse e dinin që ishte deputet pasi ai u është prezantuar si i tillë. Më pas ai është tranportuar drejt spitalit të Traumës./ZËRI

Poll

MOS HUMB