
TIRANË-Deputeti Xhelal Mziu i ndodhur në rrugën e Elbasanit për protestën e opozitës në disa akse rrugore në kryeqytet, është gjakosur në dorë gjatë përplasjes me efektivët. Vetë deputeti ka deklaruar se është konfrontuar me efektivët në momentin kur kanë tentuar të shpërndajnë turmën.
"Po rrinin, erdhi turma e policëve dhe njëri me skafandër më goditi me skafandër dhe më qau dorën. Thjesht duke ndenjur për të larguar turmën me urdhër të kryepolicit, kryehajdutit, polici na goditi me skafadër,"-u shpreh Mziu.
Opozita ka bllokuar 5 akset kryesore në Tiranë, kryqëzimin tek rruga e Elbasanit, sheshin para bashkisë së Tiranës, sheshin Uillson, zonën tek Pallati me Shigjeta dhe Zogun e Zi./ZËRI