Aktualitet

Përjashtoi tre maturantë nga gjimnazi se bënë 'meme', drejtoresha: Vendimin e morën 37 mësues!

Kanë qënë drejtuesit e shkollës ata që si fillim kanë denoncuar në policinë e Shkodrës këtë adresë Instagrami në të cilën kercënoheshin edhe mësuesit.

M.M
Përjashtoi tre maturantë nga gjimnazi se bënë
Teuta Çoku

SHKODËR- Rastet ku nxënës të ndryshëm të shkollave hapin disa faqe në rrjete sociale duke përdorur emrin e shkollës dhe i përdorin për të kërcënuar apo bullizuar me anë të mesazheve ‘anonime’ janë shtuar. Janë vet nxënësit ata që i dërgojnë këto mesazhe duke e ditur se do të publikohen. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Shkodër, në gjimnazin “Oso Kuka” që ndodhet në ‘zemër’ të këtij qyteti.

Përjashtoi tre maturantë nga gjimnazi se bënë
Postimet

Kanë qënë drejtuesit e shkollës ata që si fillim kanë denoncuar në policinë e Shkodrës këtë adresë Instagrami në të cilën kercënoheshin edhe mësuesit.

“Të hënën, keni tritol në shkollë, mos hajdeni”; “shesim bar brenda dhe jashtë shkolle”; “Ta po i vë tritol profesoreshë A…”, kanë qënë këto disa deklarata që kanë çuar në përjashtimin e tre nxënësve nga ky gjimnaz.

Drejtoresha Teuta Çoku ka treguar detaje për emisionin “Fiks Fare” ku ka rrëfyer se si ka ndodhur e gjithë ngjarja ku ka publikuar edhe disa materiale nga faqa e Instagramit.

Përjashtoi tre maturantë nga gjimnazi se bënë
Postimet
Përjashtoi tre maturantë nga gjimnazi se bënë
Postimet

37 mësuesit e shkollës morën vendimin për përjashtimin e 3 nxënësve që dyshohet se përdornin faqen e Instagramit. Sipas mësuesve, kjo faqe solli përplasje mes nxënësve, ndërsa kërkuan mbrojtje të dinjitetit të mësuesit dhe të shkollës./ ZËRI

Poll

MOS HUMB