Aktualitet

Picieri vrau kolegun! Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

Avokati mbrojtës i tij ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar.

F.I
Picieri vrau kolegun! Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati
filip shehu dhe indrit ismaillari

TIRANË-Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” 41-vjeçarit Filip Shehu, i cili vrau me thikë kolegun e tij, 34-vjeçarin Indrit Ismaillari, ngjarje e ndodhur më 28 tetor në bar-restorantin “City Lounge” në zonën e 'Komunës së Parisit'. 41-vjecari ka pretenduar se shpesh herë është ofenduar dhe ngacmuar në punë nga kolegu i tij, gjë që nuk e bënte askush tjetër.

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”, ka deklaruar 41-vjecari.

Ai ka thënë se nga ana e viktimës acarohej dhe sipas tij viktima mbante thikë dhe thoshte nuk e çaj kokën fare për ty. E njëjta situatë sipas tij ka ndodhur edhe ditën e ngjarjes ku janë konfliktuar.

Avokati mbrojtës i tij ka pretenduar se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike dhe klienti i tij kishte 13 vite që kurohej për çrregullim bipolar. Ai ka paraqitur dhe një dokumentacion mbi kurimin e Filip Shehut qe nga viti 2013. Avokati kërkoi shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik si masë sigurie dhe kryerjen e një ekspertize për shëndetin mendor.

Gjatë debatit, viktima hap frigoriferin për të marrë një kuti proshute, ndërsa në atë moment, pasi dëgjon ofendimet, autori merr një thikë kuzhine dhe e godet tre herë, një herë në qafë dhe dy herë në bark. Autori, i cili ka rezultuar më herët i dënuar po për mbajtje të armëve të ftohta, kishte rreth 7 muaj që punonte si picier në lokalin ku ndodhi ngjarja, ndërsa viktima ishte kuzhinier./ZËRI

Poll

MOS HUMB