Aktualitet

Pjesë e grupit ‘Rraja’, arrestohet në Dubai Bujar Sefa, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

Ishte shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge drejt vendeve të BE-së, arrestohet në Dubai Bujar Sefa

E.K
Pjesë e grupit ‘Rraja’, arrestohet në Dubai Bujar Sefa,
bujar sefa

DUBAI- Bujar Sefa (Xaka), pjesë e grupit të trafikut të drogës, që drejtohej nga klani Rraja, është vënë në pranga në Dubai dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. 

39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar arrestimit, gjatë një operacioni në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë hashash dhe municion luftarak. Sefa është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane, pasi është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë deri në 346 mijë euro.

Nga dosja hetimore rezulton se Bujar Sefa, i njohur edhe si Xaka, kishte rol drejtues në një grup kriminal që merrej me kultivimin e lëndëve narkotike. Nga përgjimet e kryera, mësohet se ai kujdesej për punëtorët e angazhuar në parcelat e kanabisit. Ndërkohë që në operacionin e fundit, ku u goditën dhe familjarë të ish-deputetit Rrahman Rraja, Sefa gjithashtu kishte rol aktiv në trafikun e drogës, në bashkëpunim me personat e tjerë të shpallur në kërkim dhe të vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon operacioni i koduar “The Ëanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.

Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:  -B. S. alias B. X., 39 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal'', "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë. 

Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

Poll

MOS HUMB