Aktualitet

Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, shoku i tij po i tregonte...pranga 19-vjeçarit dhe dy të tjerëve

Ngjarja ka ndodhur në banesën e një 19-vjeçari, ku ky i fundit teksa duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

F.I
Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, shoku i tij
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Një plagosje me armë zjarri është regjistruar pak pas mesnate, ku i plagos ka mbetur një 17-vjeçar. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, ngjarja ka ndodhur në banesën e një 19-vjeçari, ku ky i fundit teksa duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Lidhur me rastin është arrestuar 19-vjeçari dhe dy shokët e tij përkatësisht 20-22 vjeç, ndërsa adoleshenti i plagosur ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri shokun e tij, vihet në pranga 19-vjeçari.

Vihen në pranga edhe 2 shtetas të tjerë, shokë të tyre.

Sekuestrohet arma e zjarrit që 19-vjeçari e posedonte pa leje.

Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën “Berit Beker” ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore:

-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. S., 19 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”;
-u arrestuan shtetasit A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

17-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB