HIMARË-Një plagosje me thikë është raportuar në Himarë. Përparim Popa i cli ka marrë plagë në kraharor fillimisht u dërgua në spitalin e Himarës dhe më pas u transportua drejt spitalit të Vlorës për mjekim të specializuar. Shkaqet e këtij incidenti nuk dihen ende, ndërkohë që Policia ka filluar hetimet.
Njoftimi:
Himarë/Informacion paraprak
Gjatë ditës së sotme, është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi P. P., 69 vjeç, banues në Himarë, i cili ka deklaruar se gjatë punës për riparimin e disa dërrasave në afërsi të banesës së tij, në fshatin Ilias, aksidentalisht është dëmtuar me mjetin prerës (troko), në pjesën e kraharorit. 69-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.