Aktualitet

Në pranga në Londër për tentativë vrasje dhe trafik droge! Prokuroria konfiskon pasuritë Fatjon Dautit

Dauti ka qenë disa herë kryefjalë e mediave në Shqipëri dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha.

F.I
Në pranga në Londër për tentativë vrasje dhe trafik
Fatjon Dauti

KUKËS-Prokuroria e Kukësit ka konfiskuar pasurinë e Fatjon Dautit, i arrestuar në Londër për tentativë vresja, trafik droge dhe pastri parash. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë një njësi banimi me sipërfaqe 100m², një truall me ndërtesë të ndërtuar mbi të prej 64m² dhe një pasuri tjetër me sipërfaqe 30m².

NJOFTIMI:

Prokuroria e Kukësit konfiskon pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. i arrestuar në Londër për ‘Trafik droge’ e ‘Pastrim parash’

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës u konfiskuan pasuritë e familjarëve të shtetasit F.D. nën akuzë për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky shtetas, i arrestuar nga policia Metropolitane e Londrës për veprën penale të “Vrasjes mbetur në tentativë”, ka qenë në hetim edhe nga Agjensia Kombëtare kundër Krimeve në Angli për veprën penale “Trafik droge” dhe “Pastrim parash”.

Pas sekuestrimit të pasurisë për shtetasin në fjalë, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:

- Pasuria e llojit “Njësi” me sip. 100m2;

- Pasuria e llojit “Truall” me sip. 64m2 dhe “ndërtesë” 64m2; si dhe

- Pasuria nr. 7/285-N3, me sipërfaqe 30m2.

Kush është Fatjon Dauti

Dauti ka qenë disa herë kryefjalë e mediave në Shqipëri dhe jo vetëm, duke përfshirë edhe kryedemokratin Sali Berisha. Ai hyri ilegalisht në MB në vitin 1999 duke pretenduar se ishte refugjat kosovar dhe më vonë iu dha nënshtetësia britanike. Në fillim të vitit 2020 ai u arrestua nga Policia e Kentit me dyshimin për pastrim parash, por asnjë akuzë nuk pasoi. Në shtator të atij viti, atëherë Sekretarja e Brendshëm Priti Patel mori një vendim për t’i hequr nënshtetësinë ndërsa ishte në një udhëtim në Shqipëri.

Në vitin 2021, Fatjon Dauti, humbi gjyqin dhe iu hoq shtetësia. Ai u shfaq në protestën e dhunshme që simpatizantët e Sali Berishës bënë për të marrë nën kontroll selinë e Partisë Demokratike në 8 janar të vitit 2022.

I riu nga Hasi u akuzua nga PD-ja e vulës së ishte i nxitur nga Flamur Noka që të godiste me shqelm derën e sallës së mbledhjeve të selisë blu. Ky rast u përdor si precedentë që Berisha të shpallej "non grata" edhe nga Britania e Madhe, pasi sipas autoriteteve, kryedemokrati kishte lidhje me persona të botës së krimit. Por në mbrojtjen që i bëri vetes, Sali Berisha thotë se nuk e ka njohur kurrë Fatjon Dautin, duke e cilësuar atë të fundit si mbështetës të Lulzim Bashës./ZËRI

Poll

MOS HUMB