Aktualitet

"30 mijë € makinë, por nuk e pagoi"! Klodian Kallo plagosi me armë Juxhin Hamajezin, në kërkim dhe 2 shokët e tij

Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajezit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste.

F.I
"30 mijë € makinë, por nuk e pagoi"! Klodian Kallo
Juxhin Hamajezi

TIRANË-Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku i plagosur me armë zjarri mbeti shtetasi Juxhin Hamajezi 34 vjeç. Autori i plagosjes është identifikuar si Klodian Kallo, ndërsa janë është shpallur në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani.

Shkak i plagosjes dyshohet të jetë bërë një konflikt mes Hamajezit dhe Kallos, lidhur me pagesën e një makine. Dyshohet se 34-vjeçari i kishte marrë Kallos një automjet me vlerë rreth 30 mijë euro, pa i dhënë shumën e parave. Kallo kishte shkuar në lokalin e Hamajezit për t’i kërkuar paratë, duke e kërcënuar se në të kundërt do ta vriste. Autori ka qëlluar dy herë me armë zjarri në drejtim të Hamajezit, ku si pasojë një plumb e ka prekur në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve, zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të kryer më datë 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim autori i dyshuar i plagosjes dhe 2 bashkëpunëtorët e tij.

Gjendet dhe sekuestrohet me cilësinë e provës materiale, 1 automjet i cili është përdorur në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit.

Shtetasi i plagosur, J. H., është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB