Aktualitet

Plagosja me thikë në Pogradec/ Arrestohet 44-vjeçari, ndihmoi autorin të largohej

Pas arrestimit të autorit, është vendosur në pranga edhe 44-vjeçari, pasi akuzohet se largoi autorin nga vendngjarja.

I.F
Plagosja me thikë në Pogradec/ Arrestohet 44-vjeçari, ndihmoi
FOTO ILUSTRUESE

POGRADEC- Policia ka arrestuar Simon Jeskun, në lidhje me ngjarjen që ndodhi më datë 29 mars në Pogradec, ku u plagos me thikë një 36-vjeçar. Pas arrestimit të autorit, është vendosur në pranga edhe 44-vjeçari, pasi akuzohet se largoi autorin nga vendngjarja.

Policia informon se Jesku ishte një person me precedentë të mëparshëm penal dhe ka thyer masën e arrestit në shtëpi, të caktuar nga Gjykata e Korçës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Pogradec, kanë vijuar veprimet hetimore lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 29.03.2025, në lagjen nr 3, Pogradec, ku ngeli i plagosur shtetasi M. T., 36 vjeç dhe në vijim u bë arrestimi i shtetasit L. O., për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, si dhe u procedua penalisht shtetasi A. B., alias A. O., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë prezent dhe shtetasi Simon Jesku, i cili është larguar me automjetin me të cilin u largua dhe autori nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasi S. J., kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Në vijim u bë kapja dhe shoqërimi në Komisariatin e Policisë Pogradec, i shtetasit S.J, 44 vjeç, banues në Blacë, Pogradec., i cili u arrestua për verën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, njofton Policia.

Ngjarja ndodhi më 29 mars në Pogradec, ku dyshohet se gjatë një konflikti 54-vjeçari ka qëlluar me thikë 36-vjeçarin. Në lidhje me këtë ngjarje po hetohet në gjendje të lirë edhe një 38-vjeçar, i cili dyshohet se ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja./ZËRI

Poll

MOS HUMB