TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ndodhi ditën e sotme në kryeqytet, në "Rrugën e Kavajës". Mësohet se i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Akil Koxhaxhiku, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. 34 vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në zonën e Delijorgjit, ku dyshohet se sherri ka nisur për arsye banale.
Sipas burimeve, dyshohet se konflikti mes 34-vjeçarit dhe autorit ka qenë për motive xhelozie. 34-vjeçari ka qenë në një restorant në rrugën e Kavajës, duke drekuar me të fejuarën në tavolinë. Autori Besjan Ferazini, dyshohet të ketë pasur një lidhje me partneren e të plagosurit. Më pas ata të dy kanë debatuar me fjalë, teksa më pas autori ka nxjerë armën duke e plagosur në bark me një plumb.
E fejuara më pas e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në një spital privat dhe nuk ka rrëzik për jetën. I plagosuri është transportuar në një spital privat, ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia mësohet se ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar, Besjan Ferazini, dhe po punon për kapjen e tij.
View this post on Instagram
/ZËRI