Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Durrës!

Vetë 36-vjeçari është paraqitur në Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndihmë. Efektivët e kanë dërguar në spital.

F.m

Plagosje me armë zjarri në Durrës!

DURRËS- Arbër Gorgea, 36 vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës. I plagosuri është dërguar në spital, në gjendje të rëndë. Vetë 40-vjeçari është paraqitur në Policinë e Durrësit dhe ka kërkuar ndihmë. Efektivët e kanë dërguar në spital.

Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes. Vendi ku ka ndodhur plagosja është rrethuar nga policia dhe ka nisur hetimi. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me atentat, me vetëplagosje apo me një shkëmbim me armë zjarri.

Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në zonën e Fllakës, dyshohet se për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. G., 36 vjeç, banues në Durrës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, sqarimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Poll

MOS HUMB