Aktualitet

Djali plagos 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari i papunë, e ëma drejtoreshë shkolle (EMRAT)

Një konflikt brenda familjes ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë mbi nënën e tij.

F.I
Djali plagos 7 herë me thikë nënën, 26-vjeçari i
Nexhmie Sula

DIBËR-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur brenda një familjeje në Maqellarë të Dibrës. Një konflikt për motive të dobëta ka bërë që djali 26-vjeçar të marrë thikën dhe të qëllojnë mbi nënën e tij. Raportohet se 50-vjeçarja, Nexhmie Sula është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest dhe është goditur shtatë herë me mjet prerës, nga djali i saj, Ikler Sula.

Ky i fundit mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë. Sipas burimeve pranë familjes, ai përballej prej kohësh me stres të lartë dhe mbyllje në vetvete, çka dyshohet se ka çuar edhe në sulmin ndaj nënës.

50-vjeçarja është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e saj shëndetësore aktualisht konsiderohet e rënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ikler Sula është arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. /ZËRI

Poll

MOS HUMB