Aktualitet

Plagosja e Marilen Jatës, shpallet në kërkim Fatmir Frroku! Dikur kishin qenë miq, prej 3 muajsh nuk flisnin

Personi i cili mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në Tiranë është Marilen Jata.

E.K
Plagosja e Marilen Jatës, shpallet në kërkim Fatmir Frroku! Dikur
Foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Institutit në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramadan Çitaku”, zonën e Institutit rreth orës 22:20, njofton Policia.

Marilen Jata rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje. Ai ka marrë një plumb në këmbë.

40-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe e ka shpallur atë në kërkim. 

Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij, Fatmir Frroku. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin, dhe dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka pasur një përballje mes tyre. 

Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB