LIBRAZHD- Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në zonën e njohur si “Ura e Spatharit”. Raportohet se një grua 65-vjeç, identifikuar si Heidije Bajrami, humbi jetën pasi u godit nga një automjet tip “Toyota”.
Fillimisht, 65-vjeçarja u transportua me urgjencë në spitalin bashkiak të Librazhdit, por fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë pas plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit, Xheladin Omeri, është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje nga autoritetet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar shkakun e aksidentit./ZËRI