TIRANË- Një konflikt mes disa personave raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, sherri ka ndodhur në ambientet e një lokali në Lezhë, ku 5 persona të maskuar kanë qëlluar dhe dhunuar Nikolin Markun dhe një person tjetër.
Mësohet se njëri prej personave është prezantuar si nipi i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka, djali i Gëzim Ndokës. Nikolin Marku ka mbetur i plagosur, ndërsa shprehet se konflikti mund të ketë rrjedhur si pasojë i një divorci të kryer kohë më parë mes tij dhe ish-bashkëshortes. Sipas Markut, dhunimin e tij e ka urdhëruar Gëzimi, teksa rrëfen se gjatë kohës që kishte shkuar për mjekim ai i kishte shkuar dhe kërcënuar.
Blutë e Lezhës njoftojnë se po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e Gëzim Ndokës dhe djalit të tij Kevin Ndoka, të cilët ishin të armatosur.
Njoftimi:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në ambientet e një lokali në Lezhë, shtetasit Gj. M., 41 vjeç dhe N. M., 41 vjeç (kushërinj), dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit G. N., rreth 53 vjeç dhe K. N., rreth 20 vjeç (babë e bir).
Si pasojë janë dëmtuar shtetasit Gj. M. dhe N. M., të cilët pasi kanë marrë asistencën e nevojshme mjekësore, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, ku kanë pretenduar se shtetasit G. N. dhe K. N. kanë qenë të armatosur.
Vijojnë kërkime intensive për kapjen e shtetasve G. N. dhe K. N., si dhe një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti./ZËRI