KORÇË- Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur pak minuta më parë në pazarin e vjetër të Korçës, ku tre persona janë përfshirë në një sherr që ka përfunduar me përdorim të thikës. Sipas burimeve, të përfshirë në sherr janë dy pronarë lokalesh dhe 1 person tjetër.
Raportohet se ngjarja ka nisur fillimisht si një debat verbal mes dy pronarëve lokalesh dhe një personi tjetër të pranishëm, por situata ka degraduar në përplasje fizike. Gjatë përplasjes janë përdorur edhe karriget e lokalit, ndërsa njëri prej tyre ka marrë një thikë nga ambienti i lokalit dhe ka plagosur personin tjetër.
Motivet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa të tre personat ndodhen aktualisht në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Visualizza questo post su Instagram
Njoftimi i policisë:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e "Pazarit", në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI