Aktualitet

Tritol lokalit të ish-policit në Vlorë, dëmtohet edhe një makinë! Detajet e para (VIDEO)

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, pasi lokali ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

zh.ll
Tritol lokalit të ish-policit në Vlorë, dëmtohet edhe
pamje-lokali

VLORË- Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në lagjen "Pavarësia 3", ku në derën e një lokali në pronësi të shtetasit Granit Peci, ish-efektiv është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar ambientet e jashtme të lokalit, si edhe një automjet i parkuar pranë tij.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, pasi lokali ishte i mbyllur në momentin e shpërthimit.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Vlorës dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer këqyrjen e zonës dhe kanë sekuestruar prova që pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorit ose autorëve.

Hetimet janë përqendruar në zbardhjen e motivit të vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa po analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 03:45, në lagjen "Pavarësia 3", në derën e një lokali në pronësi të shtetasit G.P., është vendosur një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë, janë shkatuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./ZËRI

Poll

MOS HUMB