Aktualitet

“P*nisi yt është i çuditshëm”, në Tring shfaqen filma +18 pa paralajmërim, regjisori: Babai del nudo para vajzës së mitur

Regjisori shkruan se duhet një institucion i fortë, i përzgjedhur me votë nga prindërit, që të klasifikojë filmat që transmetohen në Shqipëri

E.K
“P*nisi yt është i çuditshëm”, në Tring
FILMI me permbajtje te papershtatshme ne tring

TIRANË- Regjisori Kastriot Çipi ka denoncuar transmetimin e filmave në platformën Tring, pa kaluar më parë në një filtër për përmbajtjen e tyre, apo mesazhet që transmetohen. Në një postim të bërë në rrjetet sociale Çipi shkruan se në kanalin “Life”, të platformës Tring, ku supozohet që të transmetohen filma që mund të shihen me të gjithë familjen, ka skena të papërshtatshme. Sipas tij, kur kanë kaluar vetëm 5 minuta nga nisja e filmit “Grua e pabesë”, përballesh me një skenë ku babai shfaqet nudo përpara vajzës së tij të mitur, ndërkohë që në përshkrimin e filmit, nuk ka asnjë kufizim moshe.

Postimi i Çipit

Në platformën Tring, kanali Life (Jeta) supozohet të përmbajë filma, që mund të shihen me familjen.

Të dhënat e filmit "Grua e pabesë" nuk sugjerojnë asnjë lloj paralajmërimi për prindërit.

Pas 5 minutash, ti përballesh me një skenë, ku babai është nudo para vajzës së tij të mitur dhe ajo bën komentin që lexohet në foto.

E kuptoni tani pse duhet një institucion i fortë, i zgjedhur me votë nga prindërit, që klasifikon filmat dhe programet televizive në këtë vend?

PS: Personazhi i babait në film, me profesion është shkrimtar. Shkruan libra për fëmijë. Merreni me mend çfarë lloj librash shkruan një baba, që rri nudo para vajzës së vet 10 vjeçare...

“P*nisi yt është i çuditshëm”, në Tring
SKENA NGA FILMI

Përshkrimi që filmi ka në platformën Tring

Një grua e pabesë

Dramë; Jeff Bridges, Kim Basinger, Jon Foster; Një film sa tragjik, aq edhe komik, i përshtatur në bazë të romanit me titullin "The door in the floor". Ngjarjet zhvillohen në Ist Hempton, në Nju Jork. Në qendër të tyre është jeta e autorit të librave për fëmijë, Ted Kole dhe gruas së tij të bukur, Marlonës.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB