Aktualitet

“Po digjet pasuria kombëtare e shumë brezave”/ Lamallari ndan pamjet nga Lura: Zjarrëvënësit të dënohen ashpër

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ministri i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të evidentojnë sa më parë zjarrvënësit e qëllimshëm, të cilët sipas tij duhet të ndëshkohen ashpër.

l.k
“Po digjet pasuria kombëtare e shumë brezave”/ Lamallari
Pamje nga aksioni në Lurë

DIBËR- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka reguar lidhur me zjarrin që vijon të mbetet aktiv në Lurë. Ai ka njoftuar se forcat zjarrëfikëse, së bashku me uniformat blu, efektivët Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Ciluve po luftojë pa ndërpreje me flakët më Parkun Kombëtar, ndërsa po ndërhyhet dhe nga ajri.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, ministri i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit që të evidentojnë sa më parë zjarrvënësit e qëllimshëm, të cilët sipas tij duhet të ndëshkohen ashpër. Sipas Lamallarit ata janë përgjegjës për shkatërrimin e pasurise kombëtare të shumë gjeneratave, teksa mesazhin e ka shoqëruar me video nga aksioni në Lurë.

"Vijon lufta intensive me flakët në Lurë. Forca të Shërbimit Zjarrfikës, efektivë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe Emergjencave Civile, janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerje nën temperatura ekstreme. Do të vijojmë me të njëjtën vendosmëri deri në neutralizimin e plotë të rrezikut dhe shpëtimin e Parkut Kombëtar të Lurës.

Zjarrvënësit e qëllimshëm duhen evidentuar sa më parë dhe plotësisht nga Policia e Shtetit, proceduar dhe ndjekur penalisht me të gjithë vetëdijen e lartë qytetare dhe angazhimin maksimal profesional të çdo prokurori, për vënien përpara drejtësisë dhe ndëshkimin e ashpër sipas ligjit penal të çdokujt që shkatërron pasurinë kombëtare të shumë gjeneratave!”-shkruan Lamallari.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB