Aktualitet

Po e ndiqte policia, 18-vjeçari shqiptar përplaset më shtyllën, humb jetën

Viktima ishte me origjinë shqiptare. Një tjetër 19-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej gjithashtu në makinën e vjedhur, u plagos

E.K
Po e ndiqte policia, 18-vjeçari shqiptar përplaset më
pamje nga aksidenti

ITALI- Një 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën gjatë një ndjekje policore në Bolonja. Së bashku me shokun e tij 19-vjeç, po ashtu nga Shqipëria, ata u përplasën me një shtyllë ndriçimi dhe disa makina të tjera, për t’i shpëtuar policisë. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me një makinë të vjedhur në momentin që u pikasën nga policia. 

Makina e policisë u afrua për inspektim teksa automjeti ishte ndaluar në semafor të kuq, por dy të rinjtë shtuan shpejtësinë për t’iu larguar ndjekjes, e cila zgjati për disa minuta.

Duke pasur parasysh shpejtësinë e lartë, makina e patrullës nuk mundi që të ndalonte të rinjtë, dhe e gjetën mjetin të përplasur në një shtyllë.

Dy të rinjtë u ndihmuan menjëherë; shoferi 19-vjeçar, pa precedent të mëparshëm penalë, u gjet I plagosur, ndërsa pasagjeri vdiq menjëherë. Viktima kishte precedent të mëparshëm për vjedhje dhe rezistencë ndaj forcave të policisë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB