Aktualitet

Atentati me 2 viktima në Balldren, drejtori i Policisë Lezhë: "Audi" u qëllua në lëvizje, po marrim çdo provë...

Sipas policisë, burri dhe gruaja kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë.

zh.ll
Atentati me 2 viktima në Balldren, drejtori i Policisë Lezhë:
arben nasufi

LEZHË- Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik Mujeci dhe Gentiana Mujeci.

Sipas policisë, burri dhe gruaja kanë humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë.

Njoftim i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:50 në dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij, shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lidhur me ngjarjen reagoi edhe drejtori i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, i cili konfirmoi se automjeti ka qenë në lëvizje në momentin e sulmit dhe është qëlluar me breshëri armësh. Ai theksoi se autoritetet janë angazhuar maksimalisht për të zbardhur dinamikën e plotë dhe për të vënë para drejtësisë autorët.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

“Sot rreth orës 14:15 minuta në sallën operative të Lezhës ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë zjarri në Balldren. Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve të dy personave, një burrë e një grua.

Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, po kryhen të gjitha veprimet operative në terren. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje, me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e të gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë”, tha Nasufi./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB