Aktualitet

'Po më le do vras veten'/ Si ndodhi krimi i pasioni në Shkodër, nëna e 3 fëmijëve ende lufton për jetën

Për gjendjen e saj, bluzat e bardha kanë bërë me dije se 44-vjeçares plumbi i ka kapur një pjesë të trurit, por fatmirësisht ka dalë.

k.m.
'Po më le do vras veten'/ Si ndodhi krimi i pasioni në
Kolë Manaj dhe Anila Ndoka

SHKODËR- Anila Prendushi Ndoka po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë. 44-vjeçarja, e cila u qëllua me një plumb në kokë nga bashkëjetuesi i saj një ditë më parë në Shkodër është ende në gjendje shumë të rëndë. Për gjendjen e saj, bluzat e bardha kanë bërë me dije se 44-vjeçares plumbi i ka kapur një pjesë të trurit, por fatmirësisht ka dalë.

Aktualisht ajo ndodhet në intubim në reanimacion dhe këto 48 orë janë vendimtare për fatin e nënës së 3 fëmijëve.

Por përse ka ndodhur krimi i pasionit?

Dyshimet e para janë se Prendushi kishte vendosur të ndahej nga 34-vjeçari Kolë Manaj, me të cilin prej 5 vitesh bashkëjetonte. Por Manaj nuk e ka pranuar lehtësisht këtë fakt, madje për ta ndaluar e kishte kërcënuar se do t'i jepte fund jetës nëse ajo vendoste përfundimisht që të ndahej me të.

34-vjeçari i dërgonte dhe mesazhe që do vriste veten dhe pikërisht këto "SMS" janë gjetur në celularët e tyre. Ditën që ndodhi ngjarja, Manaj e kishte kërcënuar sërish se do të vriste veten, ndaj edhe Anila Ndoka kishte shkuar për ta takuar.

Të dy kishin lënë vendtakimi mjetin e saj. Sapo ka marrë mesazhin, ajo ka shkuar ta takojë nga vendi i saj i punës, disa metra më tutje, brenda automjetit të parkuar në brendësi të një blloku pallatesh në lagjen “Mark Lula”. Aty kanë ndodhur edhe të shtënat me armë zjarri.

I afërmi i Kolë Manaj, në një intervistë ekskluzive për emisionin “Me Zemër të Hapur” ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

“Kanë pasur disa konflikte kohët e fundit por menduam se gjithçka do të rregullohej. Kishin vite bashkë dhe ishin shumë njerëz të mirë, atë e kam si motër. Nuk e di a do të shpëtojë apo jo, por unë e kam si motër. Nuk e di, ai vetëm për atë që ka bërë Anila për babanë e tij nuk ishte dashur të bënte asnjë veprim. Nuk kanë pasur fare xhelozi për të. Kola ka qënë i martuar më parë shumë pak kohë. Nuk e di çfarë problemi kishin, por kishin një debat dhe ky i kërkoi shumë falje por ajo nuk e fali,”- tha ai.

Por po ashtu, të njëjtat burime sqaruan se Anila Ndoka, (mbiemrin Prendushi e kishte nga martesa e mëparshme) kishte shfaqur shqetësim tek të njohurit e saj se 34-vjeçari nuk punonte. Por sërish nuk kishte shfaqur sjellje problematike. Ndaj edhe ndarja është e vetmja inidicie për të zbulua motivin e aktit tërëndë.

Anila Ndoka, punonjëse sociale në një OJF, i kishte dhënë fund martesës disa vite më parë. Ajo ka tre fëmijë nga martesa e parë, njëri prej tyre jeton me të, ndërsa dy të tjerët janë në moshë madhore dhe jetojnë me ish-bashkëshortin e saj. Prej disa vitesh ajo bashkëjetonte me burrin që tani po i kërcënon jetën. Grupi hetimor, përveç marrjes në pyetje të familjarëve, po bën këqyrjen e telefonave të viktimës dhe 44-vjeçares për të zbardhur mesazhet e plota dhe bisedat mes tyre. Edhe pse, deri tani, motivi duket shumë i qartë./ZËRI

Poll

MOS HUMB